Paralizë mendore e kamufluar
nga zhurmuesat e grerëzave në koshere.
Mendimi i lirë ka vdekur me kohë,
dhe as që mund ta qani më, o njerëz…!
Të na rrojnë pra Fb-ku e instagrami,
nga ku marrim e japim thënie, citate.
Vëllai i madh mendon për ne,
madje di se ç’bëjmë dhe në hale…