Suplementi Pena Shqiptare/ Armenida Qyqja: Miell i plotë

Të rëndë e kam dashur bukën, gjithnjë,

me miellin e plotë, të pa zbardhur,

Sigal

të patrajtuar në formë komerciale,

fryrë si një hiperbolë të pakuptimtë…

Të vërtetë e kam dashur;

bukën, miqësinë, dashurinë,

pa stistje, filtra, dalje nga vetvetja…

Të dua për atë që je në esencë;

atë që unë shoh kur shuhen dritat

e natës i jepesh i zhveshur,

me kryet në jastëk,

në llogaritë me veten…

 

Kurorë e vyshkur

Ishte kohë pafajsie atëherë

kur në një shtrat luledelesh shtrihesha,

teksa nëna më thurrte me to një kurorë…

Lëndinë e bardhë drite,

dhe unë bijë e saj me sytë plot ëndrra,

Princeshë ilire…

Nën betonin e ftohtë u tkurr lëndina,

vitet mërguan larg e më larg,

Ëndrrat s’janë më të virgjëra…

Ndiej se kam ngecur diku

Në kapërcimin e dhimbshëm të pragut…

Kurora m’u vyshk në krye!

A mos qenka jeta veç pritje?