Suplementi Pena Shqiptare/ Armenida Qyqja: Diell i munguar

1
Sigal

Sytë e mi pa ty, dy sythë të paçelur
Në degët e bujisura të pranverës.
Mungesë krejt e papërfillshme
në tablonë e gjalluar të botës…

Pranvera merret me veten,
zgjimin e tërë luleve të prillit,
joshjen e zogjve shtegtarë,
dhe pse ende bën shumë ftohtë…

Ajo s’e di sa e mangët është pa ty!