Suplementi Pena Shqiptare/ Arjana Fetahu Gaba: Vajza peri ka Çamëria

Vajza peri ka Çamëria!

Të kulluara si ujët e malit,

Sigal

Kur i bëri perëndia,

plasën sytë e djallit.

 

Kur i bëri perëndia,

rrahu zemër e djalit.

U mahnit nga sytë e saj,

si shkëndijë prej zallit.

 

U mahnit nga sytë e saj,

U zhurit prej mallit,

i ndrijnë flokët nën shami,

nga flori i ballit.

 

I ndrijnë flokët nën shami,

të qëndisur me argjend.

Ç’nur që ka kjo bukuri,

që djalin po çmënd!