Nata nis të bjerë,
zhurma përgjysmohet.
Qyteti dritat fik,
zemra drithërohet.
Ndjej një përqafim,
dorë të ngrohtë mbi flokë.
Mbi shpatull i vendos kokën,
asgjë nuk më tremb sot.
Nga ky përqafim,
nata trembet, iken.
Në krahët e tij,
asgjëje sja ke friken.
MINARE E KËNAQËSISË
Fli i dashuri im i orëve të vona,
më ler mua të mendoj për ne të dy.
Lumturia ime u bë tren me vagona,
e udhetaret jemi veç ne të dy!
Fli i dashuri im syzi, buzë gaz,
xheloz, dashnor, në shtrat xhelat.
Ngjeshu pas meje në këtë udhetim,
të heshtur me mëndje, në trup shamatë!
Fli dashuri ,i dashuri errësirës time,
dashnores tënde po i digjet xhani.
Në shtratin ku ç’do natë bëjmë dashuri,
unë jam e çmendura, dhe ti tirani!
Fli i miri im, se më krijove nga fillimi,
në ç’do vend ku puth, aty e le një notë.
Bëre trupin të mos ketë menyrë shpëtimi,
e nga pentagrami jot, nuk shpëtoj dot!





















