Suplementi Pena Shqiptare/ Anja Toma: Vjeshtë

E trishtë kjo vjeshtë, e trishtë,

erën e dheut la nga pas.

NOA

Nuk ja gris dot zymtësinë,

as me gurë të qëlloj, dot se vras.

 

Shtëllunga resh largohen zogjtë,

me gjymë lëshohet i madhi shi.

Kërkoj një strehë për t’u strukur,

qoftë një palë krahë, a një çati.

 

Gjethet përtokë lëshuan pemët,

lulet në syth u futën prapë.

Sa egër erdh’ kjo vjeshtë e ftohtë,

sa shi rrëkeshëm që të lag.