Suplementi Pena Shqiptare/ Anja Toma: Nuk u tha lamtumirë

Nuk u tha “lamtumirë” atë natë,

vetëm heshtja na pa teksa shuheshim ngadalë.

NOA

Asnjë puthje s’u dha si vulë në ballë,

veç një ndjesi që s’dinte të shuhej në ajër.

 

Unë nuk të pashë te ikje,

ti nuk më the të mbetja.

Por diçka u këput pa zë,

si një yll që bie, pa shpresë për dëshirë.

 

Nuk u tha “lamtumirë” sepse s’kishte kohë,

as guxim, as fjalë që ta mbante të lehtë.

Dashuria mbeti pezull, si një orë pa akrepa,

që rreh vetëm për ata që nuk dinë të ndahen.

 

Dhe tani, çdo natë kur mbyll sytë,

më vjen era jote — jo si rikthim,

por si një përqafim që kurrë nuk u dha,

si një fund që s’u shkrua…

sepse nuk u tha Lamtumirë.