Suplementi Pena Shqiptare/ Albert Habazaj: I shkreti zog… 

Nuk është aq e bukur sa duket dëbora!

Nuk është aq e pafajshme sa na thonë.

Sigal

Ta dini: ajo është katile e tmerrshme.

Ta dini: një zog i vogël dha shpirt në borë!…

 

Nuk fluturoi më dot në qiell me shokë.

Vocërraku kishte rënë në mes të rrugës;

I kishte ngrirë zemra simbolit të lirisë,

përmbysur e gjeta kur kthehesha pas punës.

 

Në nënshtrimin e tij ndaj fatit, më dukej

Aq i mrekullueshëm, sa e mora në dorë!

E vendosa të prehej mes një gjelbërimi,

Iku nga jeta, i shkreti zog. Ah, moj borë!…