Suplementi Pena Shqiptare/ Ylli Meçe: Amaneti i motrës

(Kushtuar dëshmores Antigona Fazliu luftëtare e lavdishme e UÇK-së)

_______________

Sigal

Nëse unë bie në luftën për liri…

ti ore vëllai im

Kokën vendosma nga drita

mbi një gur !

E di në kaloftë një shqiponjë diku

aty në fluturim

Nga flatrat e saj, por dhe prej gjakut tim

ne do të bëjmë një flamur!

—-

Përqafoma nënën dhe.. kur të vi

nuk dua të më qajë!

Edhe babën që sa shumë desh

të më shikonte si nuse!

Nuk ka gjë ! Nëse me të bardha

nuk e bëra dot një pajë

më përcillni me armë e si vello,

më hidhni kordelen e kuqe !

—–

U thoni shokve të mi luftëtarë

se i kam si yjet,

se me plumb sëbashku qëlluam

mbi plumb të armikut.

Me ta, për liri rendëm me armë;

sulmuam madje dhe qiejt.

Për Mëmwdhenë, zemrat tona i bëmë

barrikada prej çeliku !

 

KOSOVËN, E NJOH SHQIPËRI !

—–

Mos ma helmo hidhëshëm me vrerin tënd shpirtin.

Kosova s’ma merr dot moj e keqja bushtra plakë.

A nuk e di se zjarrin për liri më parë se të ma fikin

në këtë tokë , por dhe në qiell do ta ndezim flakë ?!

—–

Çfarë bëre moj e marra pa fund, me fëlliqësirat e tua ?

Si mundet kështu shqiptari, një trup i ndarë në dy pjesë?!

Një kufomë të gjallë pa shpirt, vallë përse e ç’mund ta dua ?

Me këtë turp jo nuk mund të rroj dot, më mirë le të vdesë !

Më buzëqesh prej Brukseli, mbushur plot bordello.

Se trupin e ndarë Evropa, do të ma ngjallë përsëri.

Unë Kosovën time e kam nuse të bukur e me vello,

dhe jo ” shtet” në krevatin tënd, për epsh’ e kurvëri !

——

“Sa shumë në shekuj u lodhe e sa shumë bëre për mua”!

Së fundi brohorite gëzueshëm : Ja e shikon ju bëra shtet !

Kjo si armiqtë, më shumë se shqiptar në fakt më ka mohuar!

E ç’farë ndryshimi na paske dhe ti, prej Milosheviçit vet ?

——–

Dikur në Londër i mblodhe Ambasadorët një ditë mëngjesi,

teksa Isën i Boletinajve e ule nën shandanët plot shkëlqim.

Po, nga ta dije ti rrospi, se me koburen ngjeshur fort, për brezi

Me armë në këmbë të gatshëm kishe aty gjithë Atdheun tim ?!

—–

Prandaj në të lashtën tokë, kufij s’vendosin dot as dishepujt.

Të gjitha trojet nëpër suferinë , rendën së bashku për liri.

Por nëse një ditë do t’i shohim në sy, trimërisht dhe shekujt,

Flamur e shtet Kosovë, i njoh në gjirin e NËNËS SHQIPËRI!