Unë dashurohem me zërat e bukur
fatmirësisht nuk jam gabuar kurr
më joshin më shumë se një e puthur
më bëjnë të ndiehem vërtet burrë.
Një zë i bukur,qoftë dhe pëshpërim
më bënë të më vërshoi si llavë gjaku
një zë i bukur,qoftë dhe psherëtim
më bënë të vuaj e dridhem nga meraku.
Një zë i bukur buron nga shpirti
dhe të pushton në çdo qelizë e pore
është një mërmërimë e ëmbël flirti
melodi magjike e një bote hyjnore.
Besomë e dashur.Këtë zë dhe melodi
nga dita në ditë ma dhurove dhe Ti.
Aldebaran.






















