E mban mend e dashur?
Në një ditë si kjo
ne shkuam në qytetin e ballokumeve.
Ishte një ditë e bukur,
një nga lumturitë e rralla.
Ti u ndieve princeshë,
dhe unë u ndieva princ.
Realisht të lumtur…
më lumturisht se në prralla.

Sot jemi largë…:
Një arsye më shumë
na u bë edhe kjo flamë virusi.
Por… nuk do më dhimsej jeta,
mjafton të ishim përsëri atje,
e të dhuroja edhe një here,
një trëndafil në grykën e një pusi…
“Tuj shetitun ke gryka e pusit
këputa o një trandafile…
Trandafiles o ç’i vjen era…”
O lulja e bukur që më solli pranvera.
Tani të ruaj si kujtim të bukur;
të kam në shpirt, në zemër, në sy.
Më shfaqesh në mirazh si flutur,
këtë ditë e personalizoj me Ty…






















