Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Xheka: Atdheu im…

471
Sigal

Unë e pashë Atdheun të rënkonte,
tek i ripnin lëkurën
vëllezërit e mj…
Unë e pashë Atdheun të lëngonte,
tek i fusnin thikën deri në asht
bijtë e Tij.

Dhe Atdheu më pa tek më qante shpirti
Dhe ashtu të plagosur më fshehu në gji.

Atdheu e ka zemrën e madhe…
Edhe mua,edhe ata na quante bij.
Me një dorë lidhte plagët
me tjetrën më fshinte lotët
dhe i njomte buzët filizave të rij.

Është i lashtë Atdheu im…
dhe ka mbi supe male me histori
Gjakftohtë dhe i duruar
di ta bëjë mirë dallimin ndër bij…
Bastardët i lë të mbyten në llumin e tyre
dhe mbjell e ushqen trashëgimtarë
nga gjeni që mban fshehur në gji.

Të përulem e ta puth shtatin…
Atdheu im i shtrenjtë me rrënjë në lashtësi.