Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: Qytet i asfiksuar

Të gjitha rrugët janë bllokuar;

Makina dhe njerëz mizëri.

Sigal

Qyteti ngjan i asfiksuar;

nuk i punon asnjë mushkëri.

 

Ngado një mjegull ti vesh sytë;

zhurma motorësh dhe boorish.

Ti ke dëshirë të prekësh detin,

por është vështirë që t’ia mbërrish.

 

Përballë të del një turmë e çmëndur,

që vjen rreth vetes si gjithmonë.

Ajo mund të të thithë përbrënda vetes;

dhe’ s’merret vesh se ku të çon!

 

Ndërsa qëndroj majë trotuarit

Mbështjellë me djersë dhe trurin bosh,

më ikën qejfi për t’u larë,

dhe emri i detit më s’më josh!

 

Masive plehrash lloje- lloje

qëndrojnë  si mal mbi trotuar;

nëse nuk do të nxjerrësh zorrët

largohu të lutem sa më parë!

 

Të gjitha venat më janë bllokuar;

boritë jehojnë.si ulërimë;

qyteti ngjan i asfiksuar,

dhe unë mes tij , kacek pa frymë!

 

   MBËRRITJA E VJESHTËS NË QYTETIN TIM

Janë shtuar dallgët edhe era

(Mbrëmë desh u mbyt një fqinji im ).

Flamujt e ikjes përkund vera,

dhe niset larg , në udhë pa kthim.

 

Nuk gjen më vende në tragete:

Të gjithë vijnë bosh dhe nisen plot.

Imazhi i tyre nëpër dete

me gjuhë prej vjeshte diç më thotë!

 

Diçka më thotë edhe kjo nënë

e sapo ndarë nga i biri;

largimi i tij ende i dhemb,

ndaj si fsheh dot një ankth nga syri.

 

Pas pak do të kthehet në shtëpi;

të ç’lodh pak kockat anës shtratit.

Të gjithë e ndjejnë ardhjen e vjeshtës,

por jo si nëna e emigrantit!

 

Janë shtuar dallgët edhe era…

Pas pak do nisë dhe një stuhi.

Qyteti rrugët i ka zbrazur

Ku shetit veç mërzia e tij!