Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: Pamundësi

500
Sigal

Nesër s’mund të vij
Në stacionet e vegjël rrallë

herë ndal ndonjë tren.
Në vend të tyre plot mërzi,
Një erë si gjarpër fërshëllen.

 

Të shkretë binarët dhe cinikë,
Vagonët me ndryshk edhe me tym,
Mbi to, nuk di se kush ka shkruar,
Ca shkarravina pakuptim.

 

Tek kafja ngjitur afrikanët,
Vallëzojnë dhe kthejnë gota me fund,
Ata janë kaq të lumtur në dehjen e tyre,
Se s’duan të shkojnë asgjëkund.

 

Veç unë pranë tyre ngjaj i huaj,
I zbritur aty gabimisht,
Vonesat gjithmonë më bëjnë që të vuaj,
Të ndihem shumë keq vazhdimisht.

 

Si mundem të jem këtë çast pranë teje,
Ky është kriptogram i vështirë,
S’më mbetet, veç të kthej pas akrepat
Dhe vetes t’i zhduk çdo dëshirë.

Nuk mund të vij afër teje, as nesër!
E pasnesërmja mund të zgjasë dhe një jetë,
Pamundësitë brenda meje

krijojnë një orkestër,
Por kurrë s’mund të jap një koncert!