Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: Ndonjëherë 

Ndonjēherē më ngjan vetja si një mëngjes i pashpallur,

qē duhet të lindë nga momenti në moment.

Sigal

Drita që pritet të vijē , por qē ende s’ka ardhur

me terrin bën një lojë të fshehtē.

Ndonjëherē më krijohet ideja, se jam një godinë prej flladesh,

që dimrat sfidon me qetësi…

Nē shumicēn e herēve, unē kam një ngjyrē tē kaltēr,

por qē s’dallohet me sy!

Ndonjēherē më ngjan vetja si një orë dashurije

(Me duart si akrepa të bardhë ).

Rreth fushës së pritjes rrotullohem me dridhje,

ngarkuar me ankthe dhe mall.

Ndonjëherë mē ngjan vetja si një det i trazuar

prej valësh dhe rrymash tinzare.

Dhe pse shpesh pērpiqem pēr t’i qetësuar

s’ma vënë veshin fare.

Ndonjēherë më ngjan vetja, se jam thjesht njē gjethe,

që takimin me tokën se pëlqen asnjëherë

Ndaj ngjitet nē qiell me zogjtē e çdo vjeshte

tē rilind. çdo pranverë

 

Monolog me dashurinē

Ti je e bukur! Ta kam thënē!

Dhe po ta them shpesh e më shpesh.

E sheh këtë qiell larë me hënë?

Si ai ngjason, kur hyn mes nesh.

E drojtur je, sa s’gjej dot fjalē

( Ç’do krahasim mē tradhēton ).

Ja, si kjo gonxhja përmbi shkallë qē dridhet,

kur aromē lëshon.

Si puthja dlirē e njē mesdite

dhe pak naive si çdo mbrëmje.

Tek djemtē mbjell veç imazhe drite,

tek vajzat dridhje, dhe pak ç’mendje.

Ti kurrë s’ke pasur trille, a teka

veç joshje e ledha pēr merak.

Nēse dikujt i qaset vdekja

e bind me sy, tē presē dhe pak.

Nuk di je qiell, a zog i kaltēr

qē nuk njeh moshē dhe kalendar?

Por di, qē stinē, s‘do ishin katēr

Por vetēm një, njē stinē acar…