Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: Përditësore

166
Sigal

Në mëngjes bie zilja e derēs

me një tingull të çjerrē e të gjatē!

Eshtē shitēsi qē mē sjell qumēshtin

dhe më kërkon paratē.

Me sy gjysmēmbyllur kērkoj për qindarkat

dhe përshëndetjen që duhet t’i jap.

Mbrëmē më ka torturuar keq dhëmballa

dhe po më torturon prapë.

Me zor pres që shitësi, të jetë larguar ,

ta fus sërish çelsin në derë.

Se duroj dot shikimin e tij gjysmë të shuar

dhe rrobat që si ndërron asnjëherë.

Në kafenenë ku do nisem, pas pak për një kafe

do gjej po ata tipa tē vrazhdë dhe pompozē,

që diskutojnē për Big brotherin dhe zgjedhjet e ardhshme,

por kurrē pēr këtē kohē ngjyrë blozë…

Gjej njē tryezê dhe ulem pa fjalë

duke vërtitur filxhanin i heshtur nē duar.

Mbeturinat e natës vijnē akoma vērdallē

dhe njē ajēr i rēnduar.

Njē çast mē ngjan vetja një qēnie e humbur

e rēnē papritur nē lak…

Besoj se fajtor pêr këtë ështē patjetër ky ajër,

por dhe gjithë këta njerëz përqark.

Më pas do kthehem sërishmi nga erdha

por jo me portretin që kisha më parë!

Me njolla prej bloze dhe tym kafeneje

dhe njē rrudhë më tepër , qē ngjan si e care!