Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: Keqardhje!

53
Sigal

Po ndihesh shumë keq, që u dashurove me mua?
Po ndihesh shumë keq?
Ndaj flet kot më kot, pa e ditur se ç’thua,
dhe flokët shpesh ndreq.
Të vika shumë zor, që nga larg ne u puthëm;
të vika shume zor!
Ndaj buzët e tua mallkon me përbuzje
dhe me ton dimëror.
S’të del lehtë inati, që pranë meje u shtrive;
s’të dilka aq lehtë.
Që drojtjen tek unë, me përqafime e shkrive,
e flake në det.
S’të duket normal që më thirre: i dashur;
s’të duket normal.
Prandaj dhe krijon një buzëqeshje të plasur
dhe me veten bën fjalë.
E quan mëkat që tek unë u mbështete;
e quan mëkat.
Për këtë sot ky dielli do të ngroh veç për vete
dhe do të të marrë shumë inat!