Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: Grua e divorcuar!

9
Sigal

Herë herë pa dashur pulit sytë.
Me etje thith cigaren
edhe pse tymi po e mbyt,
s’pranon ta hap dritaren.

Me rrathët e tij e vesh vetveten
Të ndihet më e qete
Nga sytë e botës kureshtare
Por dhe nga vetja e vet

E bija shpesh pranë saj përkulet;
diçka i thotë në vesh!
Ndofta ndonjë shaka të rastit
ta bëjë paksa të qesh.

Por ajo s’mund të hap as buzët!
Kjo jetë e ka dërrmuar,
qëkur ai, e la të vetme
me një fëmijë në duar.

Çdo natë atë e sheh në ëndërr;
nën një copë qiell prej hëne.
Por ëndrrat kthehen në një zhgjëndërr,
dhe dhimbje gri prej nëne.

Akoma s’mundet ta besojë
dhe ta pranojë mandate.
Ai ka ikur bashkë me terrin
të vërë unazë me natën.

Dhe aq i bën, se ka lënë prapa
dy qenie të pafaj.
Njeriun e natës e vret drita;
e tremb çdo rreze e saj.

Herë herë mbi gjoks i varet koka!
Nuk sheh askënd në sy.
Cigarja e saj përhap kaq brenga
dhe tym, kaq tym të zi.!