Suplement Pena shqiptare/ Klara Buda: Një roman për rininë e humbur

539
Është tashmë e zakonshme të takosh në studiot prestigjioze perëndimore, në redaksi stacionesh televizive, në auditore universitetesh vajza e djem të talentuar shqiptarë që pas viteve ’90 provua të maten me standardet e shkollimit dhe punësimit evropian. Njëra prej tyre është edhe Klara Buda. Portreti që shihni në ballinën e romanit “Kloroform” është autorja e tij, por është njëkohësisht vajza që guxoi të hedhë përjetimet e veta dhe brezit të saj brenda një trillimi artistik që mban vulën e mjedisit shqiptar. Mjedis ky i anatemuar dhe i adhuruar. Pesha e rëndë e diktaturës ua prish ekuilibrin e jetës protagonistëve,por mbi gjithçka fiton qëndresa intelektuale që nukpërfill stigmatizimit aq serioze e të rrezikshme për të vrapuar drejt lirisë, lirisë që meriton çdo qenie njerëzore me trupdhe shpirt,di e drejtë universale e njeriut. Autorja sot është një figurë e spikatur e intelektuales shqiptare që ndjek rrugën e qindra të rinjve shqiptarë që shkuan në Evropë për t’u arsimuar, por që njëkohësisht i prezantuan dhe blatuan atij, perëndimit, jo vetëm bagazhin e dijenive dhe vlerave të fituara në vendlindjen e tyre Shqipëria, por edhe kontributin e tyre. Kronologjia e jetës së saj vjen natyrshëm: studimet universitare për letërsi modern dhe të krahasuar në Sorbonë, Paris IV, duke ndryshuar drejtimin fillestar atë të mjekësisë veterinare. Më pas pranohet në Ecole Pratiquedes Hautes Etudes, në degën metoda të historisë, arkeologjisë dhe histori arti. Në vitin 1999, nën drejtimin e albanologut Christian GUT, mbrojti Diplomë d Etude Approfondi në histori arti, duke u bërë kështu e para shqiptare e diplomuar nga ky universitet prestigjoz. Klara hap kështu në mënyrë dinjitoze udhën e të tjerë të rinj shqiptarë që vazhdojnë studimet me rezultate të larta në degët e ndryshme të këtij universiteti. Paralelisht me studimet universitare, punon në Paris, në sektorin e komunikimit të UNESCO-s, si gazetare për BBC-në dhe në Radio France Internacionale, ku aktualisht është shefe e shërbimit shqip.
Brenda romanit, përmes një morie ngjarjesh që ndjekin njëra-tjetrën me një shpejtësi marramendëse, një grup studentësh do të gjenden ballë për ballë me diktaturën dhe do të zbulojnë mizorinë e saj. Gjithçka do të marrë tatëpjetën thjesht nga një gabim fatal në një mbrëmje të zakonshme…
Nga dashuria e ndaluar te dhunimi i intimitetit e duke përfunduar te morfinomanët e fshehur në statistikat zyrtare, Klara Buda trajton temat tabu të brezit të saj. I përpunuar me art, imagjinatë dhe ndjenjë “Kloroform” është një roman që lexohet me një frymë dhe të mban pezull deri në rreshtin e fundit.
Sigal