Ata i quajnë Aylin dhe Omar ..Të tjerët i quajnë Boris, Wang dhe Pedro …Dhe shumë të tjerë quhen Rashid dhe Elia …Këta janë bijtë e botës sonë, të planetit tokë, por secili mbart një barrë të rëndë mbi supe. Ata kanë jetuar në një botë në të cilën ata gjithmonë i kanë pasur sytë të mbushur me lot. Aylin u largua me familjen e tij në kërkim të jetës dhe vdiq në brigjet e Mesdheut. Ai ishte duke fjetur në mënyrë paqësore në parajsën e tij të bardhë larg nga lufta, larg nga klithmat e dëshpërimit, larg vendit tij të lindjes, Sirisë, ku fëmijët kanë harruar të qeshin. Atje lart në qiell, ai është i lirë që të jetë një fëmijë dhe të luajë për herë të parë si një fëmijë në fushën e Parajsës. Omar, është gjallë … por shpirti i tij është i plagosur. Familja e tij ka vdekur para syve të tij. Ai është i mbuluar me pluhur dhe gjak. Ai nuk thotë asgjë, por zemra e tij nxjerr një britmë të dëshpëruar që arrin qiellin. Ky zë do të arrijë veshët e Perëndisë duke thënë . Pse nuk kam të drejtë të jem një fëmijë? Pse trupi im duhet të jetë i mbuluar me pluhur dhe gjak? Unë nuk mendoj se është momenti që të vij në krahët e tu, Zoti im? Boris, ai shtrëngon dhëmbët fort në vendlindjen e tij, në Siberi. Familja e tij u internua atje në kohën e Stalinit dhe Boris ka lindur në të ftohtë dhe në acar. Ai shikon familjen e tij dhe mendon se zemrat e tyre janë të ngrira nga i ftohti siberian. Sa kohë ka kaluar, por asgjë nuk ka ndryshuar. Rusia ofron të njëjtin dekor. Siberia, ky është vendi ku është internuar familja e tij, aty ajo u mallkua të rrinte. Ai ëndërron të largohet nga ky vend, për të jetuar diku tjetër. Ai ëndërron për diellin, ai ëndërron jetën … Por ndonjëherë ai mendon se fati i tij është i vulosur dhe i ul përsëri krahët e tij në të ftohtin e akullt të Siberisë. Wang ka lindur në Tibet. Ai nuk njeh as baba as nënë. Ata e quajnë Wang, por ai e di se prindërit e tij i kanë vënë atij një emër tjetër. Ai ka kujtime të turbullta të prindërve të tij, por në kokën e tij shfaqen imazhet e ushtarëve kinezë që i masakruan. Ai kujton se ai u rrëmbye nga krahët e nënës së tij, që u vra nga një ushtar kinez. Por ai është gjallë … Ata i mësojnë atij se si të vras, sesi të shkatërroj të pafajshmit … Ata përgatisin një ushtar të frikshëm! Ata morën çdo gjë prej tij, madje edhe shpirtin ia morën, ai është tashmë shumë i shëmtuar. Pedro ka lindur në një favela në Rio de Zhaneiro. Kjo ishte një fëmijë i padëshiruar që e gjendën në një kosh me plehra. Ai pa në jetën e tij të shkurtër mjerim dhe pikëllim. Ai është një fëmijë endacak, pa familje, që ka vetëm hidhërim dhe dhimbje në zemër. Ai shikon një natë një yll që po binte dhe shpreh dëshirën: Dua të rilind diku tjetër, të jetoj si qenie njerëzore dhe të kem prindër që më duan! Dhe sytë e tij lëshojnë një lot trishtimi. Ata quhen Rashid dhe Elia. Ata janë miqtë më të mirë në botë. Rashid është palestinez dhe Elia izraelit. Luftën mes të dy popujve, ata nuk e njohin. Elia shoqëron Rashidin në lutjen e tij dhe Rashidi dëgjon me dashuri kur Elia lexon Tohrën. Ata jetojnë fëmijërinë e tyre plot lumturi, paqe dhe tolerancë. Shpresojmë që një ditë, urrejtja mos të verboj zemrat e tyre duke i bërë armiq të betuar të njëri-tjetrit. Kjo botë është e ndarë nga ndryshimet. Kjo botë refuzon të gjithë ata që janë ndryshe nga të tjerët. Në këtë botë diferencë do të thotë indiferencë. Të gjithë këta fëmijë vuajnë për shkak se ata janë të ndryshëm. Ata janë lënë në fatin e tyre të mjerueshëm sepse kjo botë interesohet vetëm për veten e saj. Ndryshim është i barabartë me mosbesim. Këta fëmijë janë të braktisur, ata janë të dënuar nga shikimet përbuzëse sepse janë ndryshe nga ata që nuk përjetojnë të njëjtën vuajtje. Ndryshim do të thotë urrejtje. Ne urrejmë ata që janë të ndryshëm nga ne, të cilët nuk kanë të njëjtën fe, të njëjtën ngjyrë, të njëjtat besime. Ndryshimi është thjesht ndarje. Ndryshim do të thotë vetmi, do të thotë izolim. Hapni një dritare të vogël në zemrat tuaja dhe vetëm për një moment mendoni për Aylin Omar, Boris, Wang, Pedro, Rashid dhe Elia … Tani ju ndiheni të gjallë, sepse i keni dhënë kuptim jetës tuaj: Të thani lotët e fëmijëve të pafajshëm në mbarë botën!