Pena Shqiptare/ Antike Hoxha: “As vdekja nuk e shoi dot urrejtjen” (Për tim vëlla, Bilal Xhaferrin)

1003
Agron MEMA

Tanimë në duart e lexuesit dhe ndodhet libri “Sa vdekja nuk e shoi dot urrejtjen” i Antike Hoxhës, kushtuar vëllait të saj, shkrimtarit disident Bilal Xhaferri, i shpallur “Martir i Demokracisë” nga presidenti Sali Berisha dhe “Nder i Kombit” nga presidenti Bamir Topi. Antike Hoxha është e motra e Bilalit dhe kanë ndenjur për një kohë të gjatë, deri në martesën e saj, sëbashku. Dukej se kjo lidhje do të vijonte përgjatë gjithë jetës së saj, në gjallje dhe vdekje të Bilalit. Në libër lexuesi njihet me fakte dhe detaje nga jeta dhe biografia e Bilalit, shumicën e tyre Antikja i ka publikuar me një intervistë të gjatë në faqet e gazetës “Telegraf”. Jeta dhe vdekja enigmatike e Bilalit vjen në libër përsëri e veshur me një amalgamë të fshehtash, megjithë faktet që sjell e motra dhe dëshimtarët (jo okularë në çastin e aksidentit që i mori jetën shkrimtarit). Faqe për faqe shpaloset dhimbja dhe persekucioni i kësaj familjeje duke filluar me pushkatimin e babait e deri tek asgjesimi i Bilalit (sipas të thënave gojore dhe dëshmive të bashkëkombasve në SHBA). Antikja do të qe dhe do të mbetej pothuaj e pandashme nga jeta dhe fati i Bilalit, madje edhe ditët e sotme duke vërtetuar thënien se ç’farë është në gjendje motra të bëj për vëllanë, deri të pamundurën. Pa sjelljes së kalvarit të vuajtjeve nëpër zonat e ndryshme të Shqipërisë, diskutimit për romanin “Dasma” të shkrimtarit Ismail Kadare, diskutim që do të shënonte fatalitetin e jetës së tij, por jo pikiadën e krijimit dhe aktivitetit artistik, duke e detyruar të braktiste atdheun e tij me arratisje nga kufiri greko-shqiptar. Nuk mungojnë në faqet e librit jeta e dendur dhe intensive me aktivitet patriotik dhe letrar në shoqatat dhe bashkësitë e shqiptarve të Amerikës dhe me revistën e tij “Krahu i shqiponjës” duke e kthyer një tribunë të mendimit dhe aktivizimit patriotik, të denoncimit të dikaturës dhe sistemit komunist e liderit të saj në Shqipëri deri në frymëmarrjen e fundit të tij që mbeti dhe qëndron enigmë. Antike sjell fakte edhe për përpjekjet dhe sakrificat e saj për të sjellë eshtrat e Bilalit në atdhe dhe për të vënë në piedestalin e nderit që i takon. Dhe ia arriti t’i bëjë të dyja. Eshtrat e solli dhe falë përpjekjeve të saj, Bilali është nderuar me medaljen “Martir i Demokracisë”. Por motra e shkrimtarit, Antike Hoxha, në fshatin e tyre të lindjes, Ninat, shtëpinë e ka kthyer në muze ku vizitorët gjejnë mjaft materiale dhe dokumente origjinale të Bilalit si dhe një bibliotekë me materjale të pasura arkivore rreth historisë së Shqipërisë, Çamërisë dhe gjithë jetës ekonomiko-politike dhe social –shoqërore, në kohë dhe hapësira të ndryshme. Janë 220 faqe që të përpijnë dhe në fund të lenë me dhimbje për faktin se, si ka mundësi që figura me përmasa të tilla të kontributit patriotik dhe kombëtar lihen në harresë duke u mjaftuar me një medalje. Ka rreth 5 vjet busti i tij që qëndron në studjon e skulptorit Idriz Balani, dhe nuk dihet arsyeja pse nuk vendoset tek varri i tij në shëtitoren e Sarandës, varr që rri përkrah bustit të patriotit tjetër të madh, bashkfshatarit dhe njeriut të gjakut të tij, Hasan Tahsini dhe rreth 15 vjet që Këshilli Bashkiak ka marrë vendimin që bibloteka e qytetit të Sarandës të mbaj emrin “Bilal Xhaferri”, por ende nuk i është vendosur pa ditur pengesat dhe neglizhencat. Në libër sillen edhe dhjetra fotografi, shumica botohen për herë të parë, që i japin një frymëmarrje më të madhe ilustrative fakteve që paraqiten në libër. Përpjekjet e kësajë gruaje të fortë çame, e cila ka gjetur gjithmonë faqet e gazetës”Telegraf” për t’u shprehur, gazetë, e cila nuk ia ka kursyer faqet e saj, duhen çmuar dhe vlerësuar si një monument patriotik në shërbim të kombit dhe atdheut, historisë plot mistere dhe enigma të tij, që e vërteta të dalë në dritë dhe të flasë me zërin e saj të fuqishëm. 
Sigal