Paparaci/ Shkëlqim Selmani: Rivdekja e Faikut

460
Sigal

 

Lut Faiku Perëndinë,

dua të më ngresh nga varri,

të shoh sot Shqipërinë,

më ka marrë shumë malli.

 

Perëndia e dëgjoi,

dhe dëshirën ja plotësoi,

me një shqipe e dërgoi,

bëj kujdes, e urdhëroi!

Erdh Faiku e hapi sytë,

që të shihte mrekullitë,

para i doli një fshatar,

hipur përmbi një gomar.

 

O fshatar thirri Faiku,

ku jam këtu, di gjë ti?

Si se di more jahu,

ke ardhur në Shqipëri.

Pa më thuaj pak zotrote,

si është Shqipëria ime,

unë e lashë të vobektë,

hahej buka me thërrime!

 

Ha, ha, ha, qeshi fshatari!

ç’farë më thua more mik,

tani hamë ç’farë ha gomari!

Në s’ke pyetje tjetër ik.

 

Epo ky fshatar hesapi,

në Tiranë dua të shkoj.

Unë jam soj aristokrati,

intelektualë do të takoj.

 

Dhe u nis për në Tiranë,

me shqipen si aeroplanë,

sipër saj kur ja mbërriti,

pamja nga lart e mahniti.

 

Zbriti shpejt në një fushë,

me emocione bërë prushë.

Tirana ju duk hyjnore,

pa dallim nga metropole.

Pa një burrë me kollare,

dhe e tërhoqi mënjanë…

Ti më dukesh intelektual:

e kuptova nuk më thanë.

 

Ta zëmë jam, e ta zëmë s’jam,

më fol shpejt se nuk kam nge!

Ç’do të dish more aman,

dukesh burrë vervele?

 

Ashtu isha  atëherë,

kur nuk kisha ndjerë dheun,

tani jam një tjetër gjë,

më fol pak për mëmëdheun.

 

Ç’të të them o derëbardhë,

mëmëdheu ynë ka vdekur,

ç’të të them o dalëvarrë,

vetëm beton edhe hekur.

 

Pamja jote si meit,

më kujton një burrë të shquar,

mos je gjë Faik Konica,

shqiponja e kreshpëruar?

 

Unë jam! Pse u ktheva?

Ju kesh thënë që atëherë,

mos e lini Shqipërinë,

ta vrasë politika e dhjerë.

 

Jeni më në rrezik, se ju lashë,

nuk duroj, nuk kam më nerva,

nëm koburen të rivras veten,

e të shkoj andej nga erdha.