Zyrtare, një mbrojtës për Kukësin, verilindorët përforcojnë prapavijën

163
Sigal

Nuk ka vetëm largime te Kukësi. Klubi verilindor ka zyrtarizuar së fundmi një prurje të re. Bëhet fjalë për Vasil Zhongon, mbrojtës i cili vjen nga skuadra e Bylisit. Zhongo do të qëndrojë te Kukësi, të paktën për 2 sezone.

“Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi Vasili Zogos është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 2 sezone , duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.

23-vjeçari, i lindur në Athine vjen te Kukësi nga kampionati Shqiptar ku së fundmi ka qenë pjesë e FK Bylis! Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Vasili Zogos dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Vasili”, – Shkruan klubi.