Zonja e vjetër, i ofron 70 mln euro plus Higuain!

277
Sigal

Juventusi po mendon për të ardhmen dhe kryesisht për të rinjtë. Edhe pse është zhdukur pak nga radarët e merkatos kohët e fundit, Federico Chiesa mbetet një nga futbollistët më të kërkuar. Zonja e Vjetër po mendon për një strategji të re për të bindur lojtarin dhe klubin që ka kartonin e tij, Fiorentina, e cila kërkon shumë për sulmuesin anësor. Bardhezinjtë janë të gatshëm të ofrojnë 70 milionë euro dhe kartonin e sulmuesit Higuain. Një ofertë shumë tunduese që mund t’i hapë rrugën një operacioni me të vërtetë të bujshëm.