“Zonja e Vjetër” e pamposhtur prej 35- vitesh ndaj Milanit në shtëpi

276
Sigal

Katër skuadra për dy vende në finalen e Kupës së Italisë. Futbolli në vendin fqinj do të nisë me gjysmëfinalet e trofetë të dytë më të rëndësishëm në këtë vit, teksa është e vështirë që të flasësh për ekipe favorite.

Sipas statistikave të “Opta”, Juventusi është i pamposhtur në shtupi në Kupën e Italisë që nga viti 1985, por duhet pasur kujdes nga Rebic, i cili ka shënuar 40% të golave në vitin 2020 te kuqezinjtë.

Në Napoli, djemtë e Gattusos duhet të mbrojnë fitoren 1-0 në “San Siro” kundër Interit. Mertens me një gol, mund të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Napolit, por Lautaro dhe Lukaku kanë demonstruar se dinë si të gjejnë rrugën e rrjetës në “San Paolo”.