Zidane “mbyll” merkaton e janarit: Ia dal me këto lojtarë

598
Trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane ka konfirmuar se Real Madrid nuk do jetë shumë aktive në merkaton e janarit.
Në konferencën për shtyp, dhënë para takimit të Kupës së Mbretit kundër Numancia, Zidane ka bërë të ditur se nuk dëshiron transferime në janar dhe se nuk dëshiron të largoj asnjë lojtar gjatë këtij muaji,
“Kam biseduar me presidentin dhe kemi shikuar gjithçka, mund të flasim për përforcime, por nuk do të ketë transferime, edhe pse çdo gjë mund të ndodhë para fundit të janarit. Sigurisht, nuk dua asnjë nga lojtarët që të largohet. Ndoshta vjen dikush, por nuk dua që ndonjë lojtar të largohet nga kjo skuadër.”- përfundoi tekniku Zinedine Zidane. 
Për sa i përket transferimit të portierit të Atletiko Bilbao, Kepa Arrizabalaga në “Bernabeu” 45 vjeçari nuk ia ka mbyllur derën këtij operacioni, edhe pse ka theksuar se deri tani e ardhmja e Kepa është në Bilbao.
Sigal