Zhgënjen Kukësi, Kastrioti e mund me 10 lojtarë në “Loro Boriçi” (VIDEO)

153
Sigal

Kukësi zhgënjen në javën e 18-të të Kategorisë Superiore. Pas 3 triumfesh radhazi, skuadra e Mirel Josës u mposht nga Kastrioti me rezultatin 0-1 në sfidën e zhvilluar në “Loro Boriçi”. Ishte sulmuesi brazilian De Silva, ai që i dhuroi 3 pikë të arta krutanëve, me golin e realizuar në minutat shtesë të pjesë së parë.

Vlen të theksohet fakti se prej minutës së 73-të, Kastrioti luajti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Shkallës. Me këtë fitore, skuadra e Ndreut u ngjit në kuotën e 24 pikëve, 2 më pak se verilindorët dhe Tirana që mbajnë vendin e 5-të dhe 6-të.

Kujtojmë që ky ishte suksesi i dytë ndaj Kukësit në këtë sezon për Kastriotin. Krutanët triumfuan me rezultatin 1-0 edhe në sfidën e fazës së parë të zhvilluar më 19 dhjetor 2020, falë golit të Patrik Bardhit.

Goli i Kastriotit 0 – 1 :