Kërpaçi: LSI sjell shpresë dhe mundësi për të rinjtë

164
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi kanë marrë pjesë sot në një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë në lagjen “Kombinat” në Tiranë. Kërpaçi shprehet se programi i LSI-së jep shpresë për të rinjtë duke u garantuar atyre një arsim cilësor dhe punësim të mirëpaguar.

“E nisëm ditën sot në Kombinat me ekipin fantastik të profesionistë të rin. Me inxhinier, mjek, jurist, ekonomist, të rinj të talentuar, por të braktisur nga shteti. Papunësia i ka bërë të rinjtë të humbin shpresën dhe të shohin si alternativë largimin nga Shqipëria.

Programi i rinisë, LSI sjell shpresë dhe mundësi për të rinjtë për arsim cilësor dhe punësim të mirëpaguar”,– shkruan Kërpaçi në një postim në Facebook.