Zërat për largim, FSHF konfirmon në stol Rejën: Fokusi ynë është te shorti i EURO 2024

442
Sigal

Trajneri Edi Reja po kalon muajt e fundit të kontratës së tij në stolin e përfaqësueses shqiptare dhe natyrshëm që pas rezultateve të fundit të kuqezinjve, mosrinovimi me të është një opsion real. Në skenë kanë dalë emra të ndryshëm të atyre që mund të ulen në pankinën e kuqezinjve dhe FSHF ka nxituar të sqarojë se nuk do të ketë një largim të parakohshëm të Rejas nga pankina.

Nëpërmjet një sqarimi publik, FSHF ka bërë të qartë se do të zbatojë të paktën deri në fund kontratën aktuale me teknikun, e cila përfundon në mbyllje të vitit 2022.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë dhe sqarojë të gjithë opinionin publik e mediat se zërat që kanë qarkulluar orët e fundit në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Luigi Di Biaggion për drejtimin e Shqipërisë janë totalisht të pavërteta dhe një spekulim i pabazë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka në drejtimin e saj trajnerin Edoardo Reja, i cili është ende nën kontratë e vazhdon punën e tij.

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se fokusi ynë është te shorti i Kampionatit Europian 2024, i cili do të hidhet në datë 9 tetor në Frankfurt”, thuhet ne sqarimin e FSHF-se.