‘Ylli’ i Man Cityt i thotë ‘PO’ transferimit tek Interi

424
Sigal

Mbrojtësi anësor, Danilo ka pranuar ulje page për t’iu bashkuar Interit.

Sipas gazetarit të mirënjohur italian, Gianluca Di Marzio, Danilo i ka thënë “PO” Interit dhe është i gatshëm të pranojë një pagë më të ulët nga ajo që merr momentalisht tek Manchester City (4.5 milionë euro në sezon).

Gazetari i “Sky Sport Italia” paralajmëron se edhe pse Manchester City nuk do ta pengojë largimin e brazilianit, por do të presë deri në fund të sezonit për të pranuar ofertën e zikaltërve në vlerë 15 milionë euro plus bonuset.

Beppe Marotta po pret të shohë nëse klubi i Interit do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve dhe më pas zikaltrit do të zgjidhin edhe trajneri i ri i skuadrës.