Xavi i jep fund thashethemeve për rikthimin e Neymar: E vlerësoj si lojtar, por…

88
Sigal

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, i ka dhënë fund thashethemeve për rikthimin e Neymar këtë verë.

Pasi Lionel Messi njoftoi zgjedhjen e tij për t’u bashkuar me Inter Miami mbi Barcelonën, filluan thashethemet për rikthimin e Neymar në Barcelonë si pjesë e planit alternativ të klubit.

Konkretisht, mediat spanjolle theksuan se braziliani është gati të largohet nga Parisi këtë verë, madje do të ishte i gatshëm të ulë në mënyrë drastike pagat e tij për të veshur sërish “Blaugranat”.

I pyetur për këtë çështje nga Gerard Moreno, Xavi u shfaq i habitur nga ky skenar, duke injoruar raportimet.

“Oh… Surprizë… Është një surprizë. Shikoni, unë e vlerësoj Neymar si person, si lojtar, si mik, ai është një lojtar i madh, por ai nuk është në planet tona jo.