Vuri bast për Marokun, mësuesi në SHBA fiton mbi 1 milion dollarë

113
Sigal

Një mësues i ri nga Nju Jorku është bërë milioner pasi fitoi afërisht një milion dollarë falë një basti të çmendur në Kupën e Botës në Katar.

Mësuesi, emri i të cilit për disa arsye nuk është publikuar në media, besonte te kombëtarja e futbollit të Marokut, ndonëse nuk njihte asnjë futbollist të tyre.

Amerikani ka vënë bast 91 mijë dollarë për faktin se Maroku do të kalojë në çerekfinale të Kupës së Botës. Plotësisht sensacionale, kjo përzgjedhje afrikane bëri pikërisht këtë dhe arriti suksesin më të madh në historinë e saj dhe i solli mësuesit të ri një milion dollarë fitime.

Sipas Action Network që e kontaktoi fituesin, ai në një intervistë tregoi se nuk po e shikonte ndeshjen, pasi ishte në klasë në mësim.

Ai pastaj shpjegoi strategjinë e tij fituese. Mësuesi besonte se Maroku ishte nënvlerësuar, sepse askush nuk do të vinte bast mbi ta dhe investoi një shumë të madhe në përzgjedhjen afrikane.

Por ai nuk i ka fituar mbi 1 milion dollar, pasi që kishte vendosur ta mbronte bastin pak para goditjeve të penalltisë kundër Spanjës.

Ai vuri bast 150 mijë dollarë për Spanjën për të avancuar tutje, ku kjo do t’i jepte një pagesë modeste në krahasim me atë që do t’i jepte Maroku. Por Maroku fitoi me penallti dhe ai u largua me rreth 850,000 dollarë fitim.

Kujtojmë se Maroku do të luajë të shtunën ndaj Portugalisë, për të kërkuar gjysmëfinalen.