Vlerësohet Hysaj

513
Në takimin e kthimit të Champoins League mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare jep performancëe pozitive duke treguar se mund t’i bëjë ballë edhe më të fortëve në botë.

Paraqitja nuk ishte perfekte për të shkulur flokët, por ajo mund të cilësohet pozitive dhe në mediat ndërkombëtare i vihet re fakti se te goli i dytë i Serxhio Ramos u kalua nga mbrojtësi spanjoll me lehtësi.

Por duke llogaritur që kur ka goditje këndi, për kapitenin e Realit është si të gjuajë një penallti, pak kush e cilëson këtë një gabim të rëndë për futbollistin e përfaqësueses shqiptare.

Ndaj vlerësimet kanë qenë kryesisht pozitive për Hysajn. “Sportmediaset” i ka vënë atij notën 6, ndërsa “Tuttomercatoëeb”, i ka ulur një gjysmë note pikërisht për golin. I kaluar nga Ramos në rastin e golit të dytë, gjithsesi nuk është autor i një prove të keqe.

“Ai ka dalë nga vështirësitë me personalitet duke mbajtur topin dhe duke mos zhgënjyer përballë Ronaldos”, është vlerësimi i “TMË”.

Për “Eurosport”, prova e Hysajt ishte më se e mirë, ndaj edhe nota ishte 6. “Reziston mirë përballë Cristiano Ronaldos, me portugezin që u detyrua të zhvendosej drejt qendrës për të qenë i rrezikshëm përpara.

Pika e dobët? Nuk jep një kontribut të madh në fazën ofensive, me shqiptarin që arrin rrallëherë vijën fundore për të krosuar”.
Sigal