Tjetër skandal – François Fillon nuk ka deklaruar 50 mijë € kredi pa normë interesi

463
François Fillon është goditur nga një tjetër skandal financiar, teksa mediat franceze e kanë akuzuar kandidatin republikan për fshehje të një huaje 50 mijë euro, që është marrë prej tij pa normë interesi nga një biznesmen vendas. Në këto kushte, kampi i konservatorëve francezë ka marrë një tejtër goditje kur na ndajnë vetëm pak javë nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Më herët, republikanët shprehën besim tek Fillo, por skandali i dytë pritet ta rëndojë edhe më tepër pozitën e tij.

Vetëm pak ditë pasi kryesia e Partisë Republikane shprehu besim tek kandidati me të cilin do të përfaqësohet në garën presidenciale, fushata e François Fillon është goditur sërish nga një tjetër skandal, teksa mediat kanë shkruar rreth një huaje pa interes që 63-vjeçari ka marrë nga një biznesmen vendas.

Lajmi ka tronditur edhe njëher konservatorët francezë, teksa është shpërndarë me shpejtësi në media.

Fillimisht, mediat raportuan se bëhej fjalë për një shumë prej 50 mijë eurosh, e cila ishte marrë pa normë interesi, por që nuk ishte deklaruar. Diçka e tillë hodhi dyshime rreth kandidatit republikan, e megjithatë, avokati i Fillon sqaroi gjithçka në një deklaratë për mediat.

Ai u shpreh se kjo hua nuk ka nevojë që të deklarohet dhe se biznesmeni që e mundësoi huanë është shlyer plotësisht.

Por pavarësisht këtij sqarimi, lajmi nuk është pritur mirë nga një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse prokuroria franceze do të nisë hetime për këtë ngjarje.

Ky është rasti i dytë që Fillon përflitet për skandale financiare, gjë që e ka dëmtuar jo pak fushatën e tij presidenciale, aq sa pritet që republikani të mos kalojë as raundin e parë të garës.

Më herët, ai u akuzua se kishte paguar bashkëshorten e tij si asistente në Parlament, ndonëse kjo e fundit raportohet të mos ketë kryer asnjë punë përgjatë viteve që është paguar.

Këto ngjarje bëjnë që popullariteti i Fillon të ulet ndjeshëm, ndaj nuk dihet ende se si do të veprojnë republikanët përballë një situate të tillë.

63-vjeçari ndodhet shumë prapa në sondazhe me dy rivalët e tij kryesorë, Marine Le Pen nga Fronti Nacional, si dhe Emanuel Macro, socialisti i cili ka preferuar të dalë me një lëvizje më vete.

Ky i fundit shihet edhe si favoriti për të qenë Presidenti i ardhshëm i Francës.
Sigal