Vjen lajmi i shumëpritur për Barcelonën, rikthehet bomberi argjentinas

157
Sigal

Më në fund ka një lajm pozitiv edhe te skuadra e Barcelonës. Momenti për të parë me fanellën blaugrana Sergio Agueron duket se është shumë pranë. Sulmuesi argjentinas me shumë mundësi do të jetë gati për trajnerin Ronald Koeman për duelin e 17 tetorit kundër Valencias.

Ish-futbollisti i Manchester City-it ka qenë i pafat deri më tani, pasi u dëmtua gjatë fazës përgatitore, ndërkohë që sot është stërvitur me fizioterapistët dhe përgatitësit e tjerë në qendrën stërvitore.

Rikuperimi i tij në mënyrën më të mirë të mundshme do të dojë edhe pak kohë, por me shumë mundësi ai do të jetë në listën e lojtarëve që do të jenë të gatshme që në duelin ndaj Valencias. Aguero mund ta ndihmojë më shumë ekipin blaugrana në fazën e avancuar, pasi kanë humbur një yll si Lionel Messi gjatë verës.