VIDEO/ Nis me spektakël Barcelona-Atletico Madrid, shënohen 2 gola për 10 minuta

213
Sigal

Janë shënuar dy gola të shpejtë në derbin spanjoll mes Barcelonës dhe Atletico Madridit, që është duke u zhvilluar në “Camp Nou”.

Ishte sulmuesi Yannick Carrasco që në minutën e 8-të pas asistit të Luis Suarez shënoi një gol të bukur për t’i dhënë epërsinë miqve.

Mirëpo, vetëm dy minuta më vonë, mbrojtësi Jordi Alba realizoi një eurogol për të barazuar rezultatin (10′).

Pas një topi të Alves, Alba shënoi në stilin volej, duke barazuar 1-1.