Me futbollin që ka marrë një zhvillim të madh në çdo cep të botës, episodet e veçanta nuk mungojnë.
Episodi i radhës por aspak i çuditshëm vjen nga Emiratet e Bashkuara Arabe, aty ku luhej sfida mes Al Wasl dhe Shabab Al Ahli Dubai, e vlefshme për UEA Arabian Gulf Cup.
Ishte gjysmëfinale dhe skuadra vendase po mbronte fitoren 3-2.
Kur po kronometroheshin sekondat e fundit, lojtari i ekipit kundërshtare, pasi sheh një top që po i drejtohet rivënies anësore, niset me sprint dhe në sparkadë provon ta mbajë në lojë, por, ka në problem: trajneri i Al-Ahli e ka në dorë për t’ia dhënë lojtarit të tij që ta nisë sa më shpejt.
Kundërshtari e godet me sparkatë dhe e rrëzon. Kaos në fushë dhe arbitri që ndërhyn, duke fituar minuta dhe kërkuar ndihmën e sistemit VAR për të vendosur rregull.
Më pas, i kuq për lojtarin e ekipit Al Wasl, Khaleil Khameis Salem dhe kualifikimi është në favor të skuadrës së tij.