Goli i parë me përfaqësuesen, Zhegrova: Ia dedikoj të gjithë kosovarëve

558
Debutim të tillë me përfaqësuesen e Kosovës nuk e kishte imagjinuar as në ëndrrën e tij më të çmendur, por “Messi i Kosovës”, Edon Zhegrova bëri një debutim ëndrrash, duke shënuar pas 46 minutave me fanelën e “Dardanëve”, gol që i solli dhe fitoren e dytë në historinë e përfaqësueses. 
Pas këtij debutimi ëndrrash, Zhegrova ka thënë se ka ndje një emocion të veçantë, ndërsa golin ia dedikon gjithë kosovarëve.
“Për mua ka qenë një ditë e veçantë, të luash për vendin tënd është emocion i veçantë. Të shënosh gol, është një ndjenjë e mirë për mua. Të gjithë kanë luajtur mirë. Djemtë e kanë dhënë maksimumin. Shpresoj të vazhdojmë kështu dhe të arrijmë sukses. U befasova kur e kam parë veten si titullar, por jam i lumtur me golin pasi kam punuar shumë. Golin ia dedikoj të gjithë kosovarëve. Të gjithë shtetit të Kosovës, pasi nuk kam ndonjë dedikim special”,- tha talenti 18-vjeçar
Sigal