Strakosha i pesti në Serinë A, i lë “targën” Bufonit dhe Handanoviçit

745
Mund të kishte përfunduar 0-2 miqësorja e djeshme në favor të Norvegjisë, por dy pritje spektakolare të Tomas Strakoshës bënë që Kombëtarja shqiptare të humbte minimalisht miqësoren e djeshme. Portieri kuqezi bëri një paraqitje të mirë, duke konfirmuar momentin pozitiv që po kalon gjithashtu edhe në kampionatin italian.
Ai ka arritur të jetë portier titullar i Lacios duke mposhtur konkurrencën e e Marketit dhe duke u bërë shumë i rëndë- sishëm për formacionin bardhekaltër.
HANDA
Nga mesatarja e notave që lojtarët kanë marrë deri në javën e 29-të të kampionatit italian (disa ekipe kanë 28 sepse një javë u shty për shkak të vdekjes së Astorit), portieri i Kombëtares shqiptare ka arritur të pozicionohet në vendin e pestë duke lënë pas tij emra të mëdhenj të portës si Handanoviç, por edhe Bufon.
Në fakt, me portierin e Juventusit, shqiptari ka notë të njëjtë. Diferenca me pjesën që është renditur më sipër nuk është shumë e madhe, por në fakt as ajo me portierët që renditen pas tij. Strakosha ia ka dalë të vlerë- sohet deri në këtë moment të kampionatit me notën mesatare 6.81, ndërsa portieri i Interit me notën 6.79.
Pas Strakoshës janë gjithashtu edhe portierët Sportielo dhe Shezni, ndërsa përpara tij janë pozicionuar Sirigu, Viviano dhe Perin. Vendin e parë e mban Alison Beker, i cili është një nga portierët më të mirë në Europë dhe për më tepër shoku i Tomas Strakoshës.


Sigal