VIDEO/ Buzëqeshje, fjalime dhe Broja te zëvendësuesit. Kombëtarja nis përgatitjet për sfidën me Poloninë

86
Sigal

Menjëherë pas triumfit me Hungarinë, Kombëtarja ka udhëtuar drejt Shqipërisë për tu përgatitur për sfidën me Poloninë.

Paraditja e sotme ka qenë pushim, ndërsa pasdite kuqezinjtë janë stërvitur si gjithmonë në ‘’Kompleksin Tropikal’’ në Durrës. Grupi ka qenë i plotë me përjashtim të sulmuesi Bekim Balaj që është i dëmtuar dhe Berat Gjimshitit që ka udhëtuar drejt Italisë për të operuar dorën.

Reja ka mbajtur dhe një fjalim me lojtarët duke i karikuar në prag të sfidës. Ndërkohë lojtarët që ishin titullar kanë bërë vetëm vrap të lehtë për mos tu ngarkuar fizikisht, ndërsa pjesa tjetër është stërvitur rregullisht. Atmosfera në grup duket mjaft e mirë dhe nga fytyra e lojtarëve që janë të gjithë të qeshur.

Bie në sy prezenca e Armando Brojës tek lojtarët që janë stërvitur normalisht gjë që mund të jetë një indicie që sfidën e radhës, 20-vjeçari ta nise sërish nga stoli. Shqipëria do të ndeshet me Poloninë të martën në mbrëmjen në stadiumin ‘’Air Albania’’.