Inskenoi plagosjen, detaji që ‘fundosi’ shkodranin dhe mikun e tij

272
Sigal

Një ditë më parë Isak Mehmetaj, ka shkuar në spitalin e Shkodrës me plagë arme zjarri në bark i shoqëruar nga miku i tij Gledos Mlloja. Ata gënjyen grupin hetimor duke thënë se Mehmedaj është plagosur nga persona të panjohur.

Sipas policisë Isak Mehmedaj dhe Gledos Mlloja kanë inskenuar një variant ndryshe të ngjarjes, nuk kanë treguar vendin ku ndodhi ngjarja dhe fshehën armën. Burime nga policia tregojnë se ishin pikërisht shenjat e barutit që u gjetën dhe në duart e Mllojës që i “fundosën” dy të rinjtë, që nuk kanë dhënë shpjegime se përse dhanë deklaratë të rreme.

Pas verifikimeve 24-vjecari Mehmedaj dhe 20-vjecari Mlloja u arrestuan. Isak Mehmedaj akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim. Ndërsa Gledos Mlloja për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.