VIDEO/ Bën një ndërhyrje për “burg” dhe proteston për kartonin

Në futboll ka ndërhyrje të gabuara, disa më të rënda se të tjerat, por ajo që vjen nga kampionati kolumbian është me të vërtetë “kriminale”. Protagonist, futbollisti i skuadrës së Deportivo Cali, Julian Zea. Mesfushori bëri një ndërhyrje me takat ngritur ndaj rivalit të tij, megjithëse topi ndodhej në mesin e fushës.

Sigal

Sigurisht, vendimi i arbitrit ishte i pritshëm. Karton i kuq i menjëhershëm për lojtarin. Por i habitshëm është reagimi i futbollistit, që protestoi për ndëshkimin me karton.