Kampion bote! Kush është greku që i hodhi flamurin shqiptar mbi supe Florian Markut

223
Sigal

Florian Marku është padyshim shqiptari i momentit.

Fitorja e boksierit shqiptar në ringun e “Tottenham Hotspur” ndaj ukrainasit Maxim Prodan, duke u shpallur kampion i botës në peshën e mesme të IBF, bëri krenar të gjithë shqiptarët.

Në krah të Markut që në nisje të ndeshjes dhe në fund ishte trajneri i tij grek, Georgios Armagos. Trajneri grek e ka spikatur që të vogël Florianin duke e mësuar dhe promovuar në shtypin dhe opinionin grek.

Siç shihet në foto, Armagos i hedh mbi supe flamurin shqiptar boksierit që tashmë është kampion bote.