Me kokainë dhe armë zjarri,arrestohet i riu shqiptar në Brescia të Italisë

153
Sigal

Një i ri shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Brescia të Italisë pasi iu gjetën 100 gramë kokainë dhe një armë zjarri pa leje.

Bëhet me dije se ka qenë një efektiv i karabinierëve i cili e ka pikasur të riun jashtë banesës së tij duke u sjellë çuditshëm.

Ndërkohë që sipas mediave italiane, efektivi i policisë nuk ishte në turn, dhe dalloi shqiptarin teksa qëndronte poshtë banesës së tij. Kur shqiptari u ngjit në banesë, efektivi lajmëroi përforëcimet.

Kur mbërriti policia, efektivët krye një kontroll fizik ku i gjetën një qese me 100 gramë kokainë. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, iu gjet dhe një pistoletë pa leje.

Mësohet se karabinierët arrestuan shqiptarin i cili më pas u dërgua në burgun “Nerio Fischione” në Brescia.