Vetëm pak minuta me Silvinjon, menaxheri i Kumbullës: Kërkon Europianin, gjen formën me 2 ndeshje

13
Sigal

Marash Kumbulla u kthye përsëri në radhët e Kombëtares shqiptare këto ditë, një vit pas herës së fundit kur kishte veshur fanellën kuqezi. Shkak ishte bërë një dëmtim që e la për shumë muaj jashtë fushave të blerta dhe bëri që të humbiste pjesën më të madhe të kualifikuesve në Euro 2024.

Por djaloshi kërkon që të jetë pjesë e Europianit dhe ndonëse luajti vetëm pak minuta në ndeshjen ndaj Kilit, synon që të jetë pjesë e grumbullimit përfundimtar. Këtë e konfirmoi edhe Xhani Vitali, menaxheri i tij, i cili në një intervistë për mediat italiane ka shprehur dëshirën që ka mbrojtësi shqiptar.

“Akordi në janar nuk ishte i thjeshtë, sidomos për të gjetur një marrëveshje mes të gjitha palëve. Roma e jepte vetëm në huazim dhe djaloshi vinte nga një dëmtim i rëndësishëm. Në fund gjithçka shkoi mirë dhe djaloshi mbërriti te Sasuolo, ku Marashi do të luftojë deri në fund për mbijetesën.

Që të luante, ka hequr dorë nga diçka në aspektin ekonomik, por ishte e rëndësishme për të, që të mos humbasë Kombëtaren në perspektivë e Europianit dhe për t’u kthyer i gatshëm te Roma. Tani është shumë mirë, formën e rigjen vetëm duke luajtur por ai është një futbollist i cili me vetëm dy ndeshje në këmbë e gjen menjëherë formën ideale. Ai pret me padurim që të luajë nga minuta e parë, ndoshta që nga ndeshja e ardhshme.

Europiani? Shqipëria ka fituar një grup kualifikues me skuadra të rëndësishme, ka disa djem që po shpërthejnë dhe disa lojtarë të afirmuar. Është një skuadër që nëse arrin në gjendje të mirë në Europian. Mund të krijojë probleme për këdo”, tha menaxheri i Kumbullës.