E zuri poshtë një ngarkesë që peshonte mbi një ton, humb jetën shqiptari në Itali

8
Sigal

Një shqiptar vdiq teksa u zu poshtë nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton, ndërsa po punonte në kantierin e shtëpisë së të moshuarve Orzivecchi. Ai po përdorte një vinç të vogël, duke lëvizur materialin, kur ngarkesa u lirua papritmas dhe e dëmtoi shumë rëndë.

Fatkeqësisht për të nuk mund të bëhej asgjë, Nazmi Morina vdiq menjëherë. Ai ishte 52 vjeç, i martuar dhe baba i katër fëmijëve. Ai ishte një viktimë tjetër në mesin e shumë të vdekurve në kohët e fundit. “Kemi një zinxhir dramatikisht i pandalshëm lëndimesh,” shkruan sindikata CISL.

Me origjinë nga Kosova, Morina kishte gati 20 vjet që jetonte në zonën e Breshias ku kishte ndërtuar një të ardhme dhe një familje.