Vendimi i Gjykatës së Madridit: FIFA dhe UEFA nuk ndëshkojnë dot lojtarët dhe ekipet!

169
Sigal

Sipas Gjykatës së Madridit, FIFA dhe UEFA nuk bllokojnë dot nisjen e Super Ligës. Gjithashtu, këto dy organizma nuk mund të ndëshkojnë klubet dhe lojtarët, derisa çështja të merret plotësisht në konsideratë.

Arsyeja pse është shprehur për këtë një gjykatë spanjolle është sepse European Super League Company, S.L. e ka selinë në Gadishullin Iberik.

Një lajm i rëndësishëm, pas kërcënimeve për përjashtim nga kompeticionet kombëtare dhe ndërkombëtare që UEFA dhe FIFA u bëri 12 klubeve që vendosën të krijojnë Super Ligën.