Basha nga Pogradeci: T’ua kthejmë vendin shqiptarëve. Votoni 9, merrni shokët dhe familjen tuaj, bashkë do të fitojmë!

46
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka ndalur turin e tij sot në Pogradec. Ai është pritur nga përkrahës dhe simpatizantë të PD-së, me duartrokitje dhe ovacione.

Gjatë fjalës së tij, lideri demokrat tha se më 25 prill vendi do i kthehet qytetarëve shqiptarë, ndërsa ftoi pogradecarët që të votojnë numrin 9.

“Zonja dhe zotërinj, mirë se ju gjej. Çfarë nuri i keni sjellë sot Pogradecit. Çfarë nuri i përcillni mbarë Shqipërisë, me sytë plotë gëzim dhe buzëqeshje, pasi e diela është dita juaj. Dita e pogradecarëve, dita e shqiptarëve, dita e ndryshimit, dita e fitores. Nuri i fitores në shpirtit e pogradecarëve dhe korçarëve, të vlonjatëve dhe shkodranëve, nga Durrësi në Tiranë, nga Gjirokastra në Tropojë, anë e mbanë Shqipërisë. Zemrat janë mbushur me shpresë dhe besim, ditën kur Shqipëria i kthehet shqiptarëve. T’ua kthejmë vendin njerëzve, qytetarëve shqiptarë. Votoni 9, merrni shokët dhe familjen tuaj. Bashkë do të fitojmë!”, tha Basha.