Uzuni nuk di të ndalet me Ferencvaros, shënon dopietë në Kupë

171
Sigal

Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni është kthyer në një bomber të skuadrës hungareze të Ferencvaros sidomos në Kupë, ku pas 6 golave të shënuar përballë Hatven, ai ka shënuar një dopietë ndaj Tokol.

Ferencvarosi fitoi me rezultatin e thellë, 0-7, ku beratasi arriti ta dërgonte dy herë topin në rrjetë duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Uzuni është duke zhvilluar sezonin e dytë në Hungari dhe është kthyer në një nga liderët e padiskutueshëm të skuadrës së tij, gjithashtu një nga më të mirët e kampiontit.