SUPERIORE/ Kampionati i 86-të në këndvështrimin e specialistit të futbollit, Sulejman Mema.
Agron KAJA
Futbolli superior shqiptar çel këtë fundjavë sezonin e ri, është kjo një nisje e shpejtë, referuar motit të nxehtë?
Do isha dakord që të shtyhej kampionati, për shkak të motit të nxehtë që në vëndin tonë ka pllakosur. Në futbollin tonë, ne nuk i kemi kushtet që ta mposhtim këtë vapë, e cila do ta penalizojë shumë cilësinë e këtij kampionati. Koha është në disfavor.
Në pragun e startit të 18 gushtit, si e presin skuadrat e Superiores këtë nisje të sezonit 2024-2025?
Me informacionin që kam, unë di se janë disa skuadra që e kanë nisur mirë me përgatitjet që kanë bërë, por edhe me merkaton e ndeshjet miqësore. Këtu veçoj AF Elbasanin, por edhe te skuadrat që morrën pjesë në Europë.
Të gjitha skuadrat kanë bërë edhe merkato gjatë kësaj vere, cila është këshilla juaj?
E rëndësishmë është që të gjitha skuadrat e kanë domosdoshmëri merkaton, si në hyrje ashu edhe në dalje. Të gjitha kërkojnë të jenë të kompletuara, por jo me shumë lojtarë, por me bazë më cilësore dhe me bosht të konsoliduar, plotësuar me lojtarë të rinj.
Ndeshjet e javës së parë janë planifikuar të luhen të dielën dhe të hënën, sa shërben për startin e garës?
Mendoj se kjo datë është e përbashkët mes FSHF e klubeve, dhe zhvillimi i javës së parë në dy ditët, e dielë dhe e hënë, është në mirëkuptim mes tyre. E përsëris se moti i nxehtë do ketë ndikim jot ë mirë te lojtarët, por edhe tek tifozeria që është me pushime.
Në këtë sezon, FSHF do aplikojë këtë sezon sjelljen e re të kapitenit tek arbitri, është kjo një risi që vlen?
Është një risi jashtëzakonisht pozitive, dhe besoj se edhe arbitrat duhet të jenë më konseguentë. Kjo mendoj se do ta rregullojë pak problemin e konfrontimit të futbollistëve me arbitrin, nuk do shohim ato spektakle që ja prishin bukurinë lojës.
Sa do të kushtëzohen këto ndeshje nga infrastruktura e stadiumeve dhe nga tifozeria për shkak të motit të nxehtë?
Këto do ta penalizojnë shumë fillimin e kampionatit. E përmenda edhe më sipër në këtë bisedë me ju dhe po e përsëris, se moti nuk e favorizon fillimin e këtij kampionati. Do zbehet shumë pjesëmarrja e tifozerisë në stadium. Gjithsesi, shpresoj që ta sfidojnë motin me vapën përvëluese.
Presim në këtë sezon të Kategorisë Superiore më shumë tifozeri në stadium, dhe pse?
Mendoj se numri i tofozëve do rritet, nëse javët e para do të jenë sa më positive për skuadrat. Tifozeria rritet kur shohin ndeshje të mira, në nivel e cilësi. Ky sezon do doja që të ishte edhe sezoni i tifozerisë në futbollin shqiptar, sepse ata e meritojnë.
Kalendari i javës së parë sjell ndeshje interesante, ju si i parashikoni ato?
Unë te parashikimet jam shumë i dobët, dhe nuk e di nëse do them një të përafërt. Këtë besoj se e bëj pas dy javëve të para. Gjithsesi, parashikimet janë parashimkime, por gjithçka e vendos fusha e lojës
Cili është urimi juaj për këtë sezon të ri në Kategorinë Superiore, dhe për futbollin shqiptar në tërësi?
Unë urimin tim e filloj që në këtë sezon të kemi presidentë të konsoliduar nga ana financiare. Të rregullojmë infrastrukturën më mirë, me ambiente të mira e të kulturuara. Kështu do rrisim skuadra me standarde dhe me më pak konflike në fushë.
2024 / STARTI, SKUADRAT, PËRFUNDIMI / 2025
Kampionati Kategoria Superiore do të nisë më datë 18 gusht 2024 dhe është planifikuar të mbyllet në muajin maj 2025. Në këtë kampionat të 86-të marrin pjesë skuadrat: KF Egnatia, KF Partizani, KF Skënderbeu, KF Vllaznia, KF Tirana, KF Teuta, FC Dinamo City dhe KF Laçi, ndërsa AF Elbasani dhe FK Bylis erdhën nga Kategoria e Parë

KATEGORIA SUPERIORE
SEZONI 2024-2025
Ndeshjet-Java 1
Datë 18 gusht 2024
Dinamo-Egnatia 20:00
Stadiumi “Elbasan Arena”
Teuta-Bylis 17:00
Datë 19 gusht 2024
Laçi-Tirana 17:00
Partizani-Vllaznia 17:00
Skënderb-Elbasani 17:00
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.AF Elbasa 0 0
2.Bylis 0 0
3.Dinamo C 0 0
4.Egnatia 0 0
5.Laçi 0 0
6.Partizani 0 0
7.Skënderbe 0 0
8.Teuta 0 0
9.Tirana 0 0
10.Vllaznia 0 0
Dy ditë para startit, FSHF miraton rregullin e ri të arbitrimit

Pas aplikimit në Kampionatin Europian të Futbollit “Gjermani 2024”, rregulli i ri i arbitrimit tashmë ka zbritur edhe në nivelin elitar të futbollit shqiptar. Për këtë qëllim, dje FSHF-ja organizoi një takim me ekipet e Kategorisë Superiore ku morrën pjesë trajnerë edhe kapitenë të skuadrave të kësaj kategorie. Këtu u diskutua mbi rregulloren e arbitrimit se si lojtarët ndëshkohen në rastet e ndërhyrjeve të gabuara ndaj kundërshtarit, prekjet e topit me dorë kur janë të ndëshkueshme dhe kur jo, simulimet në zonën e penalltisë, por edhe në fushë, tërheqjet dhe mbajtjet se si do ndëshkohen. Klubet kërkuan nga Departamenti i Arbitrimit në FSHF, që raste të situatave të ndryshme të lojës që kërkojnë interpretim si prekjet me dorë, tërheqjet apo mbajtjet në zonën e penalltisë të dërgohen me video që trajnerët të punojnë në seancat teorike me skuadrën.



















